PD: Donika Prela pjese e dosjes 339

  • 5 years ago
Teksa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të shprehet për drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Partia Demokratike i kërkon këtij organi që të verifikojë nëse Donika Prela është pjesë e dosjes 339, në kohën kur drejtonte Prokurorinë e Durrësit.

?Organet e vetingut duhet t?i japin përgjigje pyetjes: a është Donika Prela pjesë e dosjes 339, e kapur në përgjim me bandën e Avdyljave duke biseduar me kreun e bandës Astrit Avdylaj? Përgjimet e dosjes 339 janë bërë në kohën kur Donika Prela drejtonte Prokurorinë e Durrësit dhe Astrit Avdylaj u arrestua për armëmbajtje pa leje, por më pas u lirua si i pafajshëm.?

Sipas demokratëve, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda është në konflikt interesi pasi në muajt Nëntor-Dhjetor është takuar me një prej anëtarëve të këtij organi.

?KPK të konfirmojë që Donika Prela, në konflikt të hapur interesi, është takuar gjatë periudhës që ishte nën veting me anëtaren e trupës së vetingut, Valbona Sanxhaktari. i sugjerojmë të kërkojë kamerat e Sigurisë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda në muajt nëntor dhjetor.?

Në një tjetër reagim, Partia Demokratike kërkoi shkarkimin nga organet e Vettingut të Donika Prelës, e cilas sipas selisë blu, në një akt të paprecedentë në historinë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka detyruar dy prej vartësve të saj të nxjerrin sekretin hetimor. Sipas demokratëve, organet e Vettingut duhet ta detyrojnë Donika Prelën të përgjigjet, nëse ajo ka urdhëruar dhe firmosur lirimin e kreut të bandës së Avdylajve dhe nxjerrjen e tij të pafajshëm në Janar 2018, kohë kur Donika Prela drejtonte Prokurorinë e Durrësit.

Tv Klan

Recommended