Kërcënimi i Athinës për kufirin, Artan Hoxha: Piramidat nuk ekzistojnë më
  • 5 years ago
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Deklarata e ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias se ?ushtria greke refuzon të njohë kufijtë me Shqipërinë? ka shkaktuar debate në vendin tonë, ndërsa tensionon akoma më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve, që nisën pas vrasjes së ekstremistit minoritar në Gjirokastër. Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha deklaroi në emisionin ?Repolitix? se aktualisht në një pjesë të kufirit me Greqinë nuk ka piramida në këmbë.

Gjërat që janë të vërteta janë të qarta, nuk janë sanksionuar mes shteteve. Kemi një tentativë për marrëveshje për kufirin detar, kemi një problem për kufirin e gjelbër. Nuk e kemi të mirëmbajtur brezin e kufirit me Greqinë, piramidat. Unë kam ikur nga kufiri si emigrant dhe e kujtoj si ka qenë brezi kufitar, nuk ka pasur as shkurre, por e pastruar. Ka qenë pjesa me klon, ka qenë një brez tjetër më pas. Ne e respektojmë atë kufi, por ata nuk kanë rënë dakord. Të shtunën e kaluar isha në Leskovik dhe ne nuk kemi piramida në këmbë, në kufi me Malin e Zi janë.

Në malin e Gramozit piramida nuk ekziston si shenjë. Me Greqinë nuk kemi marrëveshje as për lumenjtë dhe përrenjtë. Kjo pjesë që ka thënë Kotzias nuk e kuptoj. Më duken si justifikime si situatë që krijon konflikte. Ne nuk na cilësojnë si rrezik, ata kanë pretendime, por ne nuk kemi, jo më të kërkojmë varreza për çamët. Ky i Kotzias është sinqeritet, pasi është larguar nga posti....Ne mendojmë se na mbron NATO, por në NATO janë edhe Greqia edhe Turqia. Kufiri jonë është vendosur me protokollin e Firences, gjenerali që ka qenë me përcaktimin, Telini për këtë punë është vrarë.
Recommended