Artan Hoxha: Ekstremistët në Bularat,ata që trazuan Himarën,pse nuk flet Meta dhe Berisha
  • 5 years ago
TIRANË- Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka qenë i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, ku ka komentuar varrosjen e ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifa, por edhe atë që ndodhi sot në këtë fshat, ku mbi 1500 grekë me një flamur grek përcollën me thirrje anti-shqiptare për në banesën e fundit Kaçifan. Gazetari Artan Hoxha, ka thënë se të njëjtët ekstremistë grekë që ishin prezentë sot në Bularat, janë ata që kanë trazuar Himarën në zgjedhjet lokale. Hoxha ka thënë se Babis Karathanos, i arrestuar sot në Gjirokastër ka qenë prezent në Himarë më 2011.

Pjesëmarrja, e importuar nga Greqia. Kjo është një shfaqje e orkestruar, dhe njerëzit janë sjellë nga territori grek. Personi që ka qendruar në krye të tyre është shumë i njohur për shtetin shqiptar. Babis Karathanos, është i njohur në Shqipëri, ka qenë në vijimësi që është shfaqur sa herë ka patur situata të tensionuara apo situata të inskenuara. Më 8 maj 2011, ai ishte në Himarë për zgjedhjet lokale. Ish-deputeti ka qenë në Himarë, i shoqëruar nga anëtarë të Agimit të Artë. Në mënyrë demonstrative ka qenë në Himarë, ishte mbështetës i Bollanos, ishte i interesuar për himariotët dhe mbarëvajtjen e rezultatit. Ka bërë të gjitha përpjekjet që të fitonte Bollano. Në 2011, Bollano ishte përfaqësues i të djathtës se kishte mbështetjen e tyre. Pavarësisht denoncimit, aktivitetin e tij në dëm të Shqipërisë e njohin të gjithë. Rishfaqja e tij, nëse do t?iu kthehemi filmimeve të ngjarjes së Himarës, do të shihni të njëjtat fytyra. Ja pra, janë të njëjtët njerëz. Ata të Himarës, i kemi në Bularat. Ka një strukturë të qartë me qëllime anti-shqiptare. S?di çfarë duhet të bëjë më që të veprojë shteti shqiptar. Ata s?duhet të hynin as në Kakavije. Ai me origjinë është shqiptar i hershëm, me kombësi greke. Nuk e di çfarë duhet të cënohet më tepër se kaq që të kemi një reagim nga autoritetet. Ka buçitur në Bularat, hysteria anti-shqiptare. Autoritetet tona duhet të veprojnë, të konstatohet një shkelje nga qindra shkelje që ka bërë dhe të mbajë përgjegjësi. Nuk mund të bëjë askush, atë që kanë bërë sot ata në Shqipëri. policia serbe në Beograd veproi duke mos lejuar që të bëhej foto me simbolin e shqiponjës. Prandaj, uroj që autoritetet tona të veprojnë dhe të kenë dokumentuar një shkelje të Karathanos. Ai duhet të mbajë përgjegjësi si çdo shkelës ligji. Shumica e grekëve nuk ndidhen të përfaqësuar me atë që ka ndodhur.
Recommended