Report Tv-Kaçifas përcillet për në banesën e fundit në Bularat, ekstremistët grekë: Je i pavdekshëm

  • 5 years ago
GJIROKASTËR- Ekstremisti i minoritetit grek Kostandinos Kacifas 11 ditë pas vrasjes nga RENEA është përcjellë për në banesën e fundit. Ceremonia mortore është zhvilluar mesditën e sotme në fshatin Bularat, ndërsa të pranishëm ishin mbi 1500 nacionalistë grekë që kishin udhëtuar nga vendi fqinj në drejtim të Gjirokastrës.

35-vjeçari është përcjellë drejt banesës së fundit i veshur me rroba ushtarake, ndërsa kortezhi mortor është paraprirë nga një flamur gjigand i vendosur në qendër të fshatit dhe thirrje: Kaçifas, je i pavdekshëm!

Gjatë rrugës për në kishë, rreth arkëmorti i Kaçifas kaloi nën flamurin grek në qendrën të fshatit, ndërsa 1500 nacionalistët grekë që kishin ardhur në Bularat e shoqëruan me thirrje nacionaliste si "Vorio Epiri është Greqi", "Vdekja e një trimi, nuk mund të quhet vdekje" dhe "Greqi, ti na drejton ne".

Ritet mortore, për nder të minoritarit grek u drejtuan nga 9 priftërinj grek, ndërkohë që kortezhi gjatë rrugës për në kishë u pri nga eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous.

Recommended