Report TV - Gjashtë muaj nga vrasja e Kostandin Kacifas, ceremoni përkujtimore në Bularat
  • 5 years ago
GJIROKASTËR-Gjashtë muaj nga vrasja e minoritarit grek Kostandin Kacifas në fshatin Bularat po zhvillohet sot mesha përkujtimore. Ndërkohë që në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë nga pala shqiptare u është refuzuar hyrja 12 grekëve, 6 prej të cilëve gazetarë.

Ata kanë deklaruar se vinin në Shqipëri për ceremoninë përkujtimore të Kacifas. Disa prej grekëve janë kthyer mbrapsht me argumentin se cënonin sigurinë publike, ndërsa të tjerët për mosplotësim të kushteve për të hyrë në vendin tonë.

Ndërsa gazetari i Report TV në Gjirokastër Pirro Nase raporton se banorët dhe të afërmit e Kacifas nuk e kanë lejuar që të filmojë në kishë gjatë meshës dhe në varreza duke e larguar.

Kostandin Kacifas u vra nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit në fund të tetorit të vitit të kaluar, ndërsa ngjarja shënoi tensione diplomatike mes dy vendeve. Ceremonia mortore u shoqërua me incidente në nëntor të 2018, ndërsa Shqipëria shpalli "non grata" 52 ekstremistë grekë.
Recommended