Ora News sjell çfarë ndodh në Bularat: Familja tërheq trupin e Kostandin Kaçifas nga morgu
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy ditë pas vrasjes nga forcat RENEA familjarët kanë tërhequr nga morgu i Gjirokastrës, trupin e minoritarit grek Konstantinos Kaçifa.

Familjarët fillimisht kërkuan ekspertizë të pavarur, ku pjesë të ishin edhe ekspertë grekë.

Varrimi 35-vjeçarit është shtyrë që nga e hëna pasdite, pasi familjarët kishin kërkuar praninë edhe të një eksperti grek.

Dosjen e 35 vjeçarit, i cili qëlloi me armë ndaj policisë dhe forcave RENEA po e hetojnë prokurorët e Krimeve të Rënda. Burime pranë tyre kanë saktësuar se në bazë të nenit 179 pika nje dhe tre të kodit të procedeurës penale nuk lejohet përfshirja e ekspertëve të huaj.

?Caktimi i ekspertit bëhet duke e zgjedhur atë ndërmjet personave që janë regjistruar në librat e caktuar për këtë qëllim ose ndërmjet atyre që kanë njohuri të posaçme në degën përkatëse?, thuhet në këtë nen.



Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/trupi-i-pajete-i-kacifas-ne-morgun-e-gjirokastres-ne-pritje-te-mjekut-grek
Recommended