Ora News - Pas ceremonisë për Kostandin Kaçifas, grekët bllokojnë aksin Gjirokastër-Kakavijë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një karvan i gjatë makinash kanë bllokuar aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë.

Pas ceremonisë së varrimit të Kostandin Kaçifas të zhvilluar në fshatin Bularat, dhjetëra makina dhe rreth 500 persona të ardhur nga Greqia kanë bllokuar aksin rrugor duke protestuar me të njëjta thirrje të lëshuara edhe gjatë ceremonisë mortore.

Gazetarja e Ora News në Gjirokastër, Entiola Budo, bën me dije se mjetet presin prej rreth një ore në të dyja akset e rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë dhe nuk dihet ende se kur do të zhbllokohet situata.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pas-ceremonise-kostandin-kacifas-bllokohet-aksi-gjirokaster-kakavije

Recommended