Ora News - Dervishi: Kostandin Kaçifas mund të jetë vetëvrarë. Ja provat!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, bëri një deklaratë të pazakontë, duke pretenduar se Kostandin Kaçifas mund të jetë vetëvrarë.

Dervishaj: Unë gjeta një informacion që thotë se ka në gjoks dy plumba afër njëri-tjetrit. Mora edhe informacione të tjera dhe fillova të pyes edhe ekspertë të ndryshëm. Pranohet që ka elementë të puqitjes, të një arme që është mbështetur në gjoksin e tij.

Rrobat edhe plaga kanë barut. Madje, plaga kur është me puqitje ka edhe të çara aq sa viaska ka arma me të cilën është qëlluar. Të dhënat i kam edhe tek shkrimi.

Myftaraj: Po thotë që policia ka gënjyer. Ata e kanë pasur në snajper dhe dylbi. Po deziinformon publikun. 10 veta të RENEA-s thonë se e vranë.

Dervishaj: Kush nga RENEA qëllon në 2 km larg në plumba 2 cm. RENEA ishte aty. Erdhi RENEA nga Tirana dhe ju tha që ky njeri ka një armë kallashnikov. Ekspertët thonë se vret 350 metra zyrtarisht.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dervishi-kostandin-kacifas-mund-te-jete-vetevrare-ja-provat

Recommended