Ora News sjell çfarë ndodh në Bularat: Vihet flamuri grek pranë vendit ku u vra Kostandin Kaçifas
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trupi i pajetë i Kostandinos Kaçifas, 35-vjeçarit minoritar grek që u vra nga efektivët e RENEA-s në Bularat pasditen e 28 tetorit, ndodhet ende në morgun e spitalit të Gjirokastrës.

Paraditen e sotme në Bularat ka mbërritur policia gjyqësore.

"Në fshat është përhapur ora 17:00 si ora e ceremonisë mortore, por familjarët kundërshtojnë të marrin trupin pa iu bërë më parë ekspertiza mjeko ligjore nga mjekët grekë. Nga informacioni që kemi një mjek grek ndodhet ende në Janinë" informon gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi e cila prej ditës së djeshme po ndjek gjithë situatën.

Familjarët e kanë bërë kërkesën në prokurorinë e Gjirokastrës ndërkohë që kjo e fundit ka informuar se dosja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda për akuzën "Vrasje e mbetur në tentativë ndaj ekfetivëve të policisë"

Familjarët këmbëngulin se nuk do ta varrosin pa i bërë më parë ekspertiza mjeko ligjore nga mjekët grekë.

Ndërkohë në vendin ku humbi jetën 35 vjeçari nga Bularati por që kishte marrë shtetësinë greke sot në mëngjes është vendosur pranë kryqit e luleve dhe një flamur grek.

Një ditë më parë u publikua videoja ku Kostandin Kaçifa qëllon me automatik paraditen e 28 tetorit 2018.

Klikoni ketu për të lexuar të gjitha lajmet për vrasjen e Kostandin Kaçifas
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/trupi-i-pajete-i-kacifas-ne-morgun-e-gjirokastres-ne-pritje-te-mjekut-grek
Recommended