Përkujtohet Kacifas në Bularat, të afërmit, thirrje antishqiptare

  • 5 years ago
Në dy ditë 1800 shtetas grekë kanë hyrë në kufirin jugor nga Kakavia dhe Qafë-Bota.


Një pjesë e tyre morrën pjesë në ceremoninë e përvjetorit të vrasjes së Kostandinos Kacifas në Bularat por një pjesë e tyre do të jenë edhe në ceremonitë që do organizohen të hënën në Gjirokastër me rastin e ditës së Greqisë.

Në qafë botë policia ndaloi dje Babis Harallambos Karathanos, një aktivist ekstremist i organizatave të vorioepirit i cili më herët është shoqëruar nga policia shqiptare.

Në Bularat për të marrë pjesë në ceremoninë private të familjes së Kacifas shkuan edhe konsulli grek në Gjirokastër por edhe kryetari i PBDNJ Vangjel Dule. Ndërsa të afërmit e Kacifas të dera e varrezave lejuan gazetarët grekë të hyjnë dhe penguan ata shqiptarë.

Gjatë ceremonisë edhe nëna e Kacifas reagoi ashpër:

?Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im!?

Ndërsa kreu i PBDNj Vangjel Dule kritikoi atë që e cilësoi si zgjidhje e gabuar.

Kostandinos Kaciofas u vra nga policia shqiptare një vit më parë pasi para ceremonisë për festën e Greqisë, doli në qendër të fshatit Bularatme një armë kallashnikov, qëlloi policinë dhe u strehua në një koder sipër fshatit duke mos ju përgjigjur thirrjes së forcave renea për dorëzim. Ngjarja më pas shkaktoi reagime të forta dhe në Bularat u zhvillua një ceremoni gjatë së cilës edhe të ardhur nga Greqia bllokuan rrugën nacionale. Për këtë arsye policia shoqëroi disa persona mes të cilëve edhe Karathanos që dje u pengua në kufi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended