Artan Hoxha: Kryebashkiakja nën presionin e grupeve kriminale

  • 5 years ago
Ndërkohë, gazetari investigativ Artan Hoxha, nga studio e Report Tv, tha se kryetarja e bashkisë së Shkodrës është personi që ka qenë direkt në presionin e grupeve kriminale.

Sipas Hoxhës, ajo pengohet të ushtrojë detyrën e saj që i ngarkon ligji në të mirë të qytetarëve.

"Grupet kriminale nuk janë penguar të investojnë në atë qytet, janë përfshirë në fushata elektorale, janë përfaqësues në këshilla bashkiak. Shikoni konfliktet në këshill, me kë i bën, kam parë njerëz që ja drejtojnë gishtin në fytyrë kryetares së bashkisë së Shkodrës, është në situatë të pazakontë. I drejtojnë gishtin në fytyrë në mbledhje të këshillit bashkiak para kamerave", tha Artan Hoxha.

Recommended