Report Tv-Ambasadori i BE: Vijoni goditjen e grupeve kriminale

  • 6 years ago
Delegacioni BE në Tiranë nisi Konsultimet Publike mbi Raportin Vjetor Shqipëria 2019 që i paraprinë dokumentin strategjik për zonën e zgjerimit nga Komisioni Evropian miraton. Një prej pikave që do të analizohet është edhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; përfshirë përpjekjet për të reduktuar kultivimin e kanabisit. Ambasadori Luigi Soreca komentoi pozitivisht aksionet e fundit të policisë së shtetit.

Lidhur me historikun e zbatimit të ligjit, gjatë muajve të fundit, Policia e Shtetit Shqiptar ka ndërmarrë disa operacione të rëndësishme policore kundër krimit të organizuar dhe në veçanti, kundër trafikimit të drogës. BE-ja i ka mirëpritur këto operacione. Ne kemi parë nga Policia e Shtetit Shqiptar atë lloj veprimesh proaktive dhe rezultatesh të prekshme që Bashkimi Evropian ka pritur nga Shqipëria.

Luigi Soreca
E ndërkohë që presidenca dhe qeveria është përfshirë në një përplasje të fortë për emrin e Sandër Lleshit në krye të punëve të brendshme Ambasadori Soreca përmes një gjuhe diplomatike foli për rëndësinë e drejtimit të kësaj ministrie.

Ky trend pozitiv duhet të ruhet dhe një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, e aftë të vazhdojë me forcë luftën kundër krimit të organizuar, është thelbësore për Shqipërinë në udhën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Recommended