Zbulohet arsenal armësh në një banesë në Tiranë! Bazë e grupeve kriminale dhe vrasësve me pagesë!
  • 4 years ago
TIRANË- Një arsenal armesh është kapur dhe sekuestruar nga policia e Tiranës në një banesë në Yrshek, Katund i Ri. Burime për Report TV bëjnë me dije se është bazë e grupeve kriminale dhe vrasësve me pagesë.

Mësohet se bëhet fjalë për mbi 20 armë të rënda, mes tyre edhe një snajper, bazë e trafikut të armëve dhe vrasësve me pagesë. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se në pranga ka rënë pronari i kësaj banese me inicialet G.H., e ndërsa po punohet për arrestimin e një tjetri, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Armët janë dërguar në laboratorin e policisë për t'i nënshtruar verifikimeve nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Operacioni është në vijim e sipër, teksa priten të mësohen më shumë detaje të tjera në orët në vijim.
Recommended