Ora News - Zbulohet arsenal armësh dhe snjaper në Yzberisht, dyshohet bazë e vrasësve me pagesë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Një arsenal armësh dhe municionesh luftarake është zbuluar nga policia në zonën e Yrshekut në kryeqytet. Në pranga ka rënë pronari i banesës, Gëzim Haroku, i cili rezulton të jetë autor i plumbave drejt kompleksit Eiffel, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë. Armët janë dërguar në laboratorin e policisë, pasi dyshohet të jenë përdorur në ngjarje kriminale.

Tirane- Plot 15 armë zjarri si edhe një sasi të madhe municionesh janë sekuestruar nga policia në banesën e Gëzim Harokut në Katund të ri.

Policia ka zbuluar se banesa ku ishin fshehur armatimet përdorej dhe si bazë e një grupi të strukturuar kriminal. Krahas arrestimit të Harokut, blutë kanë shpallur në kërkim dhe shtetasin Erigers Mihasi, një personazh i njohur për autoritetet.

Armët dhe baza e grupit kriminal u zbulua pas hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë në rrugën dytësore, Tiranë-Vorë ku u qëllua në drejtim të kompleksit ?Eiffel? në pronësi të enver caushit. Blutë shprehen se është dokumentuar kjo ngjarje, ku autor rezulton të jetë Gëzim Haroku, dhe bashkëpunëtor Erigers Mihasi. Krahas armëve të përdorura për këtë ngjarje, është sekuestruar dhe një automjet, si dhe motori me të cilën dy autorët e të shtënave me armë janë larguar nga vendi i ngjarjes.


Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/zbulohet-nje-arsenal-armesh-ne-yzberisht-kapet-edhe-nje-snajper
Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended