Vrasja e Kurtit dyshohet me pagesë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ky është Klodjan Bane, i shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor për vrasjen e Jurgen Kurtit mbrëmjen e 18 marsit në kryeqytet. Nga hetimet rezulton se Bane, ka patur rol kyç në eksekutimin e 26 vjeçarit , madje dyshohet se ka qenë pikërisht ai që ka shkrepur armën.Të enjten gjykata e Tiranës la në burg Olsi Qalliajn, Elsi Levendin dhe Alesio Berberin si bashkëpunëtor në vrasjen e Kurtit, megjithse ata kanë mohuar akuzat. Por prokuroria ka renditur një sërë provash, kryesisht pamje filmike që sipas organit të akuzës vërtetojnë pjemarrjen e tyre.Autorët madje janë fiksuar nga kamerat e sigurisë pak minuta pas krimit duke ndërruar targat e makinës me të cilën u larguan pas atentatit. Por ndërkohë për grupin hetimor të kësaj ngjarjeje motivet vijojnë të mbeten mister.Dyshimet janë se vrasja mund të jetë kryer kundrejt pagesës për llogari të dikujt tjetër ndërsa po hetohen edhe pista të tjera lidhur me të kaluarën dhe aktivitetin e viktimës Jurgen Kurti i cili njihej si biznesmen dhe menaxher vipash. Kapja e Klodian Banes dhe dëshmia e tij cilësohen të domosdoshme sipas grupit hetimor për të zbardhur plotësisht vrasjen e kurtit dhe motivet.
Recommended