Pranga 3 autorëve të vrasjes së Jurgen Kurtit, një tjetër në kërkim - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e Jurgen Kurtit të ndodhur më 18 mars 2019 në rrugën ?Zef Jubani?.Pas një pune të mirë organizuar uniformat blu kanë arritur që të dokumetojnë zbardhejn e kësaj ngjarjeje dhe të identifikojnë vrasësit.Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit: Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë; Alesio Berberi, 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier; si dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.Ndërkohë identiteti I personit të shpallur në kërkim nuk është bërë I ditur nga policia.Nga informacionet e grumbulluara dhe provat e administruara, sipas policisë, shtetasit e mësipërm dyshohet se janë autorët e kësaj ngjajrje.Policia gjatë kontrollit fizik dhe në basnesat e shtetasve të arrestuar gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për t?u larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.Gjithshtu u gjet dhe një armë zjarri ?Pistoletë TT?, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.Veprimet hetimore janë në vazhdim e sipër për të bërë të mundur dokumentimin e plotë me prova ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për dokumentimin e motiveve të kësaj ngjarje.Policia nuk ka pranuar të japë më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje për arsye hetimore.
Recommended