Haradinaj-Kurtit: Kosova po rrezikohet, lësho rrugën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për ti dhënë fund epilogut për formimin e qeverisë së re. Haradinaj gjate nje interviste per mediat ne Kosove, thekson se vendi po rrezikon shumë, ndaj Kurti duhet të gjejë sa më shpejt formulën për shumicën qeveritare, ose të lëshojë rrugën.?Unë pres nga z. Kurti që t?i thërrese ndërgjegjes së vet. Ose ta gjeje formulën shumicën, në këtë rast me LDK-në, sepse unë s?jam palë e negociatave, ose të hapë rrugë. Të deklaroje çfare i propozon Kosovës fituesi i zgjedhjeve në këtë rast. Le të deklaron për çka është. A është për një qeveri teknike, a është për një qeveri tjetër, a është për të shkuar në zgjedhje. Por diçka duhet t?i thotë Kosovës nuk mund ta mbajë peng.Haradinaj theksoi me tej se vendi ndodhet në krizë dhe se çdo vonesë për formimin e qeverisë, do të ketë pasoja.?Nuk po e them këtë me nxënë ngushtë Kurtin, sepse Kosova është e zënë ngushtë. Detyra e qeverisë janë në krizë, shiheni procesin. Unë jam i detyruar t?i them këto për shkak se unë më së miri e di se jam kryeministër në detyrë dhe jam përgjegjës. Dhe unë po i tregoj z.Kurtit se nuk është mirë të vonohet. Të lutëm mos u vono, ose krijo shumicën, ose jepi epilog kësaj gjendjes. Sepse jemi ka rrezikojmë më shumë sesa një parti. Pra jemi ka e rrezikojmë funksionimin e vendit?Sipas kryeministrit ne largim zgjatja e bisedimeve dhe mosrespektimi i afateve nga ana e Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, është e pakuptimtë. Haradinaj deklaroi se në rast se Kosova shkon në zgjedhje të reja partia e tij nuk do të jete në koalicion me PDK-ne pasi nje bashkepunim i tille i perket vetem te shkuares. #vizionplustv
Recommended