Të gjithë kundër Kurtit/ LDK: Taksa të hiqet e plotë. Haradinaj: Ka marrëveshje me Vuçiç

  • 4 years ago
Java e ardhshme është afati i fundit i dhënë nga SHBA-të ndaj Qeverisë Kurti për heqjen e plotë të taksës ndaj Serbisë.


Kështu kanë thënë për Top Channel burime brenda ambasadës amerikane në Prishtinë.

Por, Kurti ka vazhduar me qëndrimin e dhënë gjatë së enjtes për heqje të pjesshme të taksës, për të cilët nuk po pajtohet as partneri i koalicionit, LDK-ja.

Ndërsa kryeparlamentarja, Vjosa Osmani tha se mos heqja e taksës rrezikon partneritetin strategjik me SHBA-të dhe BE-në.

Presidenti Hashim Thaçi nga vizita në SHBA përmes facebook përcolli mesazhet e Shtëpisë së Bardhë.

Kokëfortësia, mungesa e veprimeve dhe e vendimeve të mençura, e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet tona speciale me SHBA-në. Mbetja në fuqi e tarifës është pengesë serioze dhe e pamundëson bashkëpunimin strategjik dhe investimet e reja të fuqishme amerikane në Kosovë. Prandaj, nevoja që me urgjencë të merren vendimet e duhura ishte kërkesë dhe mesazh kryesor në takim me Sekretarin Pompeo dhe me Këshilltarin për Siguri Nacionale, O?Brien. Edhe kërkesa ime e qartë si president për qeverinë, për spektrin politik dhe mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës është që pa humbur kohë të merren vendimet e duhura strategjike, të cilat i japin fund izolimit, i hapin mundësi dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe e forcojnë miqësinë e përhershme dhe bashkëpunimin strategjik me SHBA-në.

Në anën tjetër, janë partitë opozitare të cilat po kundërshtojnë heqjen e taksës, e të cilat kanë thirrur edhe seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të hënën në ora 11.

Dallime në qëndrime nuk patën vetëm LVV e LDK. Derisa SHBA-të dolën kundër vendimit të Kurtit duke e quajtur gabim serioz, BE-ja e vlerësoi hap pozitiv drejt rifillimit të dialogut.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kurti#LDK#TopChannel

Recommended