Vuçiç, Kosovës: Masa të forta nëse taksa nuk hiqet deri në 6 maj - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka vendosur ultimatum Kosovës. Kreu i shtetit serb ka deklaruar se Beogradi zyrtar do të vendosë masa të forta kundrejt Prishtinës zyrtare, nëse nuk taksa nuk hiqet deri në datën 6 maj.Është e rëndësishme që Serbia të tregojë se është e gatshme të flasë, se është e gatshme të arrijë një kompromis, por nuk do ta pranojmë se nuk do të marrim asgjë. Më duket se të gjithë në rajon, si dhe njerëz në Serbi, Evropë dhe në të gjithë botën u varrosën çdo shans për ndonjë marrëveshje.Deklaratave të Vuçiçit, iu kundërpërgjigj Kryeministri Ramush Haradinaj. Sipas tij në vend të ultimatumeve, Kosova dhe Serbia duhet t i kthehen tryezës së bisedimeve dhe të arrijmë një marrëveshje për njohje reciproke.Gjithashtu kreu i qeverisë theksoi se deri tani ultimatumet dhe kërcënimet nuk japin rezultatet e duhura në Ballkan.Kreu i qeverisë shtoi se nuk e di saktësisht se për çfarë masash po aludon Serbia, por pret pajtim dhe njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
Recommended