Vucic: Terror ndaj serbeve te Kosoves
  • 5 years ago
Shpresoj që pas zgjedhjeve të rinisë dialogu?

Zyrtarëve serb i ishte ndaluar vizita në Kosovë. Për ta plotësuar këtë mungesë serbët e listës që përkrah Serbia arritën në Beograd. Terror është bërë ndaj tyre, tha Presidenti Vuçiç, duke theksuar që serbëve të këtij subjekti nuk i është lejuar fushatë.

?Gjithçka që thashë të nderuar qytetarë të Serbisë dhe serbë në Kosovë, është me rëndësi që të mbështetet Lista Serbe pasi kjo është çështje e ekzistencës tonë apo jo, pasi ata të tjerët thonë që jetojnë në shtetin më të ri, atë të Kosovës. Ne nuk kemi shtet tjetër përveç Serbisë?.

Pas zgjedhjeve tha se shpreson në vazhdimin e dialogut dhe emërimin e të dërguarit të ri të SHBA e quajti angazhim.

?Për ne ka qenë një lajm befasues pasi kemi biseduar në mbështetjen e BE-së dhe kemi patur kontakt të mirë me të dërguarin Matthew Palmer. Kam një bisedë telefonike me të emëruarin e ri. Besoj se është njeri serioz, por do ta shohim si do të shkojë. Ne nuk na vjen keq që dialogu zhvillohet nën kujdesin e Bashkimit Evropian?.

Serbisë i ka penguar fakti që ka serbë të tjerë në garë pasi kërkon unitet për të fituar të plota 10 vendet e serbëve që Kuvendi i Kosovës i rezervon.

Tv Klan
Recommended