Vuçiç kritikon BE-në: Të paaftë për ti bërë presion Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Megjithëse Kosova është nën një presion të vazhdueshëm nga faktori ndërkombëtar prej disa muajsh për heqjene taksës 100 përqind ndaj produkteve serbe, për presidentin serb Aleksander Vucic, ky presion nuk ka qenë I mjaftueshëm.Kreu I shtetit serb gjatë takimit me ambasadorin Italian në Beograd Carlo Lo Cascio, ka theksuar se Bashkimi Evropian është treguar i paaftë për të ushtruar më shumë presion ndaj Kosovës për heqjen e taksës.Sipas tij, Serbia do të vazhdojë dialogun me Kosovën vetëm kur të hiqet apo pezullohet taksa e vendosur ndaj mallrave serbe.Po ashtu gjatë këtij takimi është folur edhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Serbisë e Italisë në fusha të ndryshme.Presidenti i Serbisë dhe ambasadori italian kanë diskutuar mbi perspektivën evropiane të Serbisë, marrëdhëniet bilaterale dhe vizitën e ardhshme të kryeministrit italian Xhuzepe Konte në Beograd.
Recommended