Ipeshkvi i Kosovës, kritikon arrestimin e 6 turqve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arrestimi dhe ekstradimi i 6 shtetasve turq pak ditë më parë, ka qenë kryefjalë edhe e kishës Katolike në Kosovë. Në vigjilje të Pashkës Katolike, Imzot Dodë



Gjergji foli para besimtarëve në katedralen Shën Tereza në Prishtine, për mosbesimin, dëshpërimin dhe konfliktualitetin që po paralizon shoqërinë në ditët e sotme, për shkak të mungesës së dashurisë.



Këtë e ai e demonstroi me arrestimin dhe dërgimin e 6 shtetasve turq drejt Turqisë, që sipas tij, është edhe një tregues për të ardhmen e atyre, që sipas tij, prenë në besë ata që deri dje i konsideronin miq.



Imzot Dodë Gjergji, nuk nguroi të thotë se ?nesër, ata do të jenë të gatshëm të dorëzojnë edhe kryeministrin.?



?E si duket me atë çka kemi dëgjuar sot, ndoshta këta që kanë pre mikun në besë dje, nesër do të jenë të gatshëm ta dorëzojnë edhe kryeministrin.?



Ekstradimi i 6 shtetasve të arrestuar u konfirmua një ditë më parë. Sipas mediave turke, ata janë marrë në pyetje nga Prokuroria Turke, pasi dyshohen si gyleniste të implikuar ne grushtin e dështuar të shtetit.



Më herët, presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, për lirimin nga detyra të ministrit te Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe Drejtorit te Agjencisë se Inteligjencës, Drilon Gashi.



?Shërbimi ynë kombëtar i Inteligjencës arrestoi në Kosovë dhe solli këtu gjashtë përfaqësues të lartë (të lëvizjes së Fethullah Gulenit). Por jam i pikëlluar. Kryeministri i Kosovës shkarkoi shefin e inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm. Tani pyes: Kryeministër i Kosovës, me udhëzimet e kujt ndërmore hapa të tillë? Që kur ke filluar që të mbrosh ata që punojnë për të bërë grusht shtet ndaj Republikës Turke? A nuk e dini se ne ishim shteti i dytë në botë, as një orë pas shpalljes së pavarësisë, ne e njohëm Kosovën? Si mund t?i ushqesh njerëzit që tentuan të bëjnë puç kundër Turqisë, shtetit që ju konsideron vëlla? Do të paguash për këtë.?



Në pritje të një reagimi nga ana e kryeministrit Haradinaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me anë të një postimi në profilin e tij në facebook, shkruan se është i befasuar nga deklaratat e presidenti turk për veprimet e Qeverisë së Kosovës, dhe se deklarata të tilla, nuk kontribuojnë për miqësinë e mirë mes dy vendeve.



?Jemi të befasuar me deklarimet e Presidentit te Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan, të drejtuara ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në një kohë kur institucionet e Republikës së Kosovës po trajtojnë në hollësi veprimet që çuan në arrestimin dhe deportimin nga Kosova në Turqi të gjashtë shtetasve turq.?



Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj urdhëroi të shtunën një hetim për arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në një operacion, që ai thotë se ishte urdhëruar pa dijeninë e tij.

Recommended