Haradinaj i ashpër: Kufijtë e Kosovës lëvizin vetëm me luftë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar më në fund lidhur me propozimin e Thacit për korigjim kufijsh duke lëshuar një deklaratë të fortë se lëvizja e kufijve të Kosovës mund të bëhet vetëm me luftë dhe sipas tij çështja e vetme që mund të diskutohet me Serbinë është njohja reciproke.



?Kufijtë janë vendosur me luftë, veç lufta i luan. Kush kujton se luhen kufijtë ndryshe është gabim. Këta kufij janë vendosur nga Ushtria Çlirimtarë e Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s, këta janë kufij lufte.?



Në konferencen për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se ajo që ka mbetur të diskutohet me Serbinë është vetëm njohja reciproke për të cilën ai thotë se në këtë pikë e mbështet presidentin Hashim Thaçi.



?Kufijtë me i lëvizë i interesojnë vetëm Vladimir Putinit. Në kontinentin tonë, nuk ka tjetër kujt që i intereson. Ne nuk i takojmë hartës së tij. Ne i takojmë nja bote tjetër që e udhëheqë SHBA e ne nuk i përshtatemi lojërave e të tij, nuk i luajmë kufijtë?, u shpreh kryeministri I Kosovës Haradinaj.
Recommended