Top News - Kufijtë e Kosovës/ Hapja vendoset javën e ardhshme
  • 4 years ago
Në javën e parë të qershorit, kosova do të vendosë për hapjen e kufijve të saj tokësor dhe ajror. Sipas shefit të kabinetit në ministrinë e infrastrukturës dhe ambjentit, alban zogaj, faza e tretë e hapjes fillon nga 1 qershori dhe këtë javë do të ketë diskutime serioze për të përcaktuar edhe cfarë do të ndodhë me kufijtë.
Zogaj: Në javën e parë të qershorit do vendosim për hapjen e kufijve ajror
?Faza e tretë e hapjes do të fillojë prej 1 qershorit e tutje dhe ne po shpresojmë shumë që gjatë javës së parë të kemi diskutime serioze për të parë se si do hapen kufijtë dhe më pastaj me automatizëm do i hapim edhe fluturimet dhe aeroportin, kështu që unë po vlerësoj se kjo javë e parë e qershorit do jetë kyçe për të marrë një vendim i tillë, pra akoma nuk është marrë një vendim i tillë, akoma nuk e kemi një datë të saktë se kur do ndodhë kjo. Por qershori është kyç... Ne po varemi dhe jemi në koordinim me MSH dhe IKSHP-në në mënyrë që me na e dhënë dritën e gjelbër dhe kur mund të vazhdojmë tutje me fazën e tretë dhe me hapje eventuale të kufijve dhe fluturimeve
Më 13 mars, qeveria e kosovës mbylli kufijtë tokësorë me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Vendet e tjera të rajonit tashmë kanë përcaktuar datat kur do të hapin pjesërisht ose plotësisht kufijtë, ndërsa kosova ende nuk ka marrë një vendim pavarësisht se ka filluar tashmë zbutjen e masave të marra të izolimit me hapjen e bizneseve dhe objekteve fetare dhe lejimin e lëvizjes së qytetarëve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel
Recommended