Merr fund 'tortura' për shqiptarët në doganë/ Qeveria e Kosovës hap kufijtë! Nga e hëna s'ka test
  • 4 years ago
KOSOVË- Merr fund "tortura" e shqiptarëve në doganën me Kosovën. Pas një bllokimi për një javë, kryeministri Avdullah Hoti, vetëm pak ditë pasi mori zyrtarisht detyrën, ka vendosur për hapjen e kufirit me Shqipërinë, por pa kushte e vendosura nga "qeveria Kurti".

Që do të thotë, tanimë çdo shqiptar që do të shkojë në Kosovë nuk ka nevojë që të paraqesë dokument se ka bërë testin e COVID-19 të 4 ditëve të fundit apo të karantinohet për 7 ditë. Vendimi është marrë në mbledhjen e katërt të Qeverisë së re. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen, por për ta do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore.
Recommended