Radhë të gjatë në doganë! Emigrantë dhe shqiptarë dynden drejt Kosovës për të kaluar festat
  • 4 years ago
Në pikën kufitare të Morinit prej pasdites së djeshme vijojnë radhët e gjata të qytetarëve të Kosovës që po kthehen nga perëndimi për festat e fundvitit. Po kështu ka pasur edhe shqiptarë nga Shqipëria që kanë zgjedhur që festat t'i kalojnë në Kosovë.

Policia kufitare e Kosovës momentalisht punon me procedurë të përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata. Sipas informacioneve nga Policia Kufitare e Kosovës deri tani nëpërmjet pikës kufitare Morinë janë futur 3430 automjete dhe 8983 persona, të huaj dhe shqiptarë për 24 h e fundit.Sipas shefit të turnit në pikën e doganës, Shefshet Gashi fluksi më i madh i automjeteve është pasdite, pasi shumë emigrante zbresin në Durrës nga trageti, ndërsa në hyrje të Shqipërisë janë futur 3242 automjete dhe 7000 persona të huaj dhe shqiptarë.
Recommended