Report TV - Hapet kufiri, shqiptarët dynden drejt Kosovës

  • 4 years ago
Qindra qytetarë me automjetet e tyre i janë drejtuar Kosovës duke shfrytëzuar hapjen e kufijeve pas një periudhe izolimi thuajse tre mujore. Në pikën e përbashkët kufitare në Morin radhët e gjata janë drejt Kosovës ndërsa kosovarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë ishin më të paktë.

Pala shqiptare ka hequr masat shtrënguese dhe kufizimin e lëvizjeve për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri përfshirë edhe periudhën e vetëkarantinimit ndërkohë që personeli shëndetësor në kufi herë pas here kontrollon qytetarë nëse kanë simptoma të Covid 19, ndërsa pala kosovare ka masa më të ashpra për ata që hyjnë në Kosovë.

Në njoftimin zyrtar të qeverisë së Kosovës thuhet se në të gjitha pikat kufitare në hyrje të Kosovës do të aplikohet kontrolli shëndetësor për qytetarët.

Recommended