Treni i fundit Vulaj: Nëse Europa merr drejtimin e dialogut, çështja e Kosovës do të zvarritet gjatë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Komuniteti amerikano-shqiptar i druhet shumë rimarrjes së drejtimit të dialogut Kosovë-Serbi nga Bashkimi Europian pas dështimit të Shtëpisë së Bardhë për të realizuar takimin e 27 qershorit, nga i cili kishte aq shumë pritshmëri.

Ish-drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në SHBA, Martin Vulaj, në një intervistë për Ora News shpreson shumë që ky skenar të pamundësohet pasi nëse ndodh çështja e Kosovës do të zvarritet për një kohë të gjatë.

Ai sjell shembullin e Turqisë, e cila për vite me radhë vijon negociatat për anëtarësimin.

Vulaj: Uroj që jo. Brukseli, Europa në përgjithësi e ka pasur në dorë çështjen e Kosovës për një kohë shumë të gjatë. Dështimi i saj e ka detyruar Amerikën që në mënyrë të njëanshme në bashkëpunim me partnerët e saj të insistojë për pavarësinë e Kosovës. Edhe në fazën e dytë prej 2011 dhe deri tani nuk ka pasur asnjë progres të prekshëm. Amerika është e vetmja shpresë për ti dhënë fund këtij kapitulli, me mbaru shtetësinë e Kosovës dhe për ta anëtarësuar në NATO dhe OKB. Nëse na ik ky shans dhe kthehet çështja te Europa do të zgjasë për një periudhë të gjatë. Berisha ka pasur një shprehje Albanofobia, edhe unë besoj se kjo ekziston në Europë. E kemi parë çfarë ka bërë me Turqinë që e ka zvarritur për një kohë të gjatë. Edhe në fund me këtë veprim të fundit ligjor kam frikë se do të bëget një barazpeshim mes fajtorëve dhe viktimave, me i dhënë shkas Serbisë me ec përara dhe me e lënë Kosovën pas. Nëse lihet në dorë të europianëve kjo do të ndodhë. Progres në atë vend ka pasur vetëm kur Amerika ka marrë rolin e udhëheqësit.


Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/treni-i-fundit-vulaj-nese-europa-merr-drejtimin-e-dialogut-ceshtja-e-kosoves-do-te-zvarritet-gjate

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended