Shqipëria merr drejtimin e SEDM - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pak ditë pas zyrtarizimit të drejtimit nga Shqipëria të Ministerialit të Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM),  në Tiranë u mbajt mbledhja e parë e Komitetit Drejtues Politiko-Ushtarak, ku mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.Në fjalën e saj para përfaqësuesve të lartë të këtij ministeriali, ministrja Xhaçka theksoi rëndësinë e zgjerimit të nismave rajonale më anëtarë të rinj.?Politika e dyerve të hapura do t?i japë një frymëmarrje të re nismave rajonale. Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor janë tregues i mirë se si ky bashkëpunim, me përfshirjen e NATO dhe Bashkimit Europian mund të ndikojë në stabilitet dhe ndërtimin e shoqërive moderne e paqësore. Është koha e duhur, që të njëjtën mundësi ta shtrijmë edhe në vende të tjera aspiruese në rajon, për të forcuar kështu sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare?, tha Xhaçka.Ministrja e Mbrojtjes nënvizoi rolin e Shqipërisë në integrimin euro - atlantik të vendeve të rajonit, si faktor kyç, në zgjerimin e hartës së anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një zë i fortë për sigurinë dhe stabilitetin në këto vende.Krahas SEDM, gjatë vitit 2019, Shqipëria përmes Ministrisë së Mbrojtjes ka marrë drejtimin e disa nismave të rëndësishme për rajonin, mes të cilave dhe Ministerialin e Kartës  SHBA - Adriatik  apo siç njihet ndryshe A5
Recommended