I moshuari shkon të ruajë arën me misra, hajduti i merr jetën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Durrësi u trondit mbrëmjen e të mërkurës nga një vrasje e ndodhur në Xhafzotaj.65-vjeçari Fiqiri Çalliku po ruante arën me misër, pasi disa ditë më parë kishin rënë pre e vjedhjes. Hajduti ka shkuar sërish me synimin për të vjedhur, por këtë herë ka hasur në kundërshtinë e të moshuarit.Gjatë përleshjes, hajduti, ende i paidentifikuar, e goditi me thikë Fiqiri Çallikun. Vëllai i tij, Fadil Çalliku shkoi në vendngjarje pasi u shqetësua nga vonesa e të vëllait.Edhe ai u përlesh me hajdutin dhe për pasojë mbeti i plagosur. Fiqiri Çalliku ndërroi jetë në duart e mjekëve, ndërsa vëllai i tij është jashtë rrezikut për jetën. Fadil Çalliku lajmëroi nipin e tij, pas ngjarjes.?Hajde se na vranë?, mësohet t?i ketë thënë në telefon ai, nipit. Ky i fundit më pas telefonoi policinë. Deri tani janë shoqëruar disa persona, por autori nuk është gjetur akoma.

Recommended