COVID-19 merr 3 jetë në 24 orë! Edhe 2 pacientë tek Infektivi nuk ia dolën, shkon në 41 viktimat

  • 4 years ago
Prej disa ditësh në vendin tonë vijon të rritet jo vetëm numri i të infektuarve por edhe numri i viktimave me koronavirus, ku gjatë pasdites së sotme kanë humbur jetën 2 persona të tjerë duke bërë që në 24 orë të regjistrohen 3 të vdekur me COVID-19. Viktimat janë një 67 vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçare nga Shkodra, të dy vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese dhe ishin të shtruar te Spitali Infektiv.

Recommended