Top News - Viktimat e koronavirusit/ Shkon në 4 numri në vetëm 48 orë

  • 4 years ago
Në harkun kohor të 48 orëve të fundit, Shqipëria ka shënuar 4 humbje jete për shkak të koronavirusit. Pacientët që nuk e kanë fituar betejën, kanë pasur sipas mjekëve edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Rasti i fundit ishte i një pacienti 69 vjeçar nga Kruja me leukozë acute që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid19. Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

Një ditë më parë Ministria informoi për një pacient nga Shkodra që humbi jetën, ndërsa pasditen e së enjtes, zyrtarisht u konfirmuan edhe dy persona të tjerë që nuk mundën të fitojnë me infeksionin Covid 19.

Ndërkohë, për të gjitha rastet e humbjes së jetëve, mjekët konfirmojnë se ata kanë qenë në fazë intubimi në Spitalin Infektiv.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MinistiraShendetesise#Kruja#TopChannel

Recommended