RTV Ora - Fier, aksidenti i merr jetën të riut, i moshuari vdes vetëm në shtëpi
  • 5 years ago
#rtvora
Përplasja e një automjeti me një motoçikletë ka rezultuar fatale për drejtuesin e këtij të fundit. Flamur Tahaj 24 vjeç nga Gorishova nuk ka mundur t`ju mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin Levan-Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur Kafaraj.

Për shkak të përplasjes mjeti tip Benz me drejtues Kudret Zykaj ka përfunduar në kanal. 64 vjeçari nga fshati Peshtan i Fierit pas aksidentit është laguar nga vendngjarja por pas disa orësh është vënë në pranga nga policia.

"Shtetasi K.Z duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me motorçikletën e drejtuar nga shtetasi F.T, 24 vjeç i cili ka ndërruar jetë, shërbimet e policisë bënë kapjen e shtetasit K.Z i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja?, informoi policia.

Po në Fier një shtetas është gjetur i pajetë në lagjen Apollonia. Bajram Brataj është gjetur në banesën e tij nga fqinjët të cilët kanë lajmëruar policinë pas aromës së rëndë që kanë ndjerë në pallat.

60 vjeçari ka ndërruar jetë disa ditë më parë ndërsa dyshohet se vdekja ka qënë për shkaqe natyrale.

Ndërkohë në vendin e quajtur Patos Fshat në Fier një automjet ka përplasur një këmbësore. 47 vjecarja nga Cakrani ndodhet në Spitalin e Fierit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/levan-tepelene-arrestohet-shtetasi-qe-perplasi-vdekje-24-vjecarin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended