Dokumente të rralla për Fan Nolin, i merr Universiteti i Korçës - Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një fond unik i letërkëmbimeve të Fan Nolit, dokumenta dhe studime të tij ndodhen në arkivin e universitetit të Korçës si një dhuratë e bërë nga prof. Nasho Jorgaqi. Dokumente origjinale i përkasin periudhës pas vitit 1926 dhe janë kryesisht letërkëmbime dhe shënime te Nolit. Ato janw mbledhur nga Jorgaqi në Boston dhe i jane dhuruar universitetit të Korçës, i cili mban emrin e tij. Universiteti Fan Noli synon dixhitalizimin e të gjithë këtij fondi dhe pasurimin e bibliotekës shkencore. Universiteti i Korçës pret edhe dokumentat e tjera qe do te vihe ne dispozicion nga lidhja e shqiptarëve të Diasporës në Shtetet e Bashkuara.
Recommended