Apeli i Korçës pa gjyqtarë, mungesat për shkak të vetingut - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rreth 400 çështje kanë mbetur pezull pa u shqyrtuar në Gjykatën e Apelit Korçë. Shkak për këtë gjendje është bërë mungesa e kourumit në seancat e ndryshme, pasi pjesa më madhe e gjyqtarëve janë shkarkuar gjatë procesit të vettingut.Për kryetaren e komanduar të kësaj gjykate, Etleva Temo situata mbetet e vështirë. Ajo thotë se po përpiqen të gjejnë zgjidhje duke bërë zevendësime me gjyqtarë të rretheve të tjera me qëllim gjykimin e çështjeve më të ngutshme.Në gjykatën e Korçës momentalisht ushtrojnë detyrën 2 gjyqtarë nga 6 në total ndërsa numri i dosjeve vijon të shtohet.Por gjykata ka edhe problemin e mungesës së byzylyqeve elektronike. Kjo ka sjelle kufizim te denimeve alternative.Mungesa e byzylykëve në këtë Gjykatë vijonë prej dy vitesh ndërsa ende nuk ka një përgjigje nga ministria e drejtesise se kur do te mberrijne pajisjet e reja të mbikëqyrjes elektronike.
Recommended