Vrasje me sëpatë në pazarin e Korçës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Autori i vrasjes makabre në Korçë, Zamir Topi ka treguar pse i mori jetën bashkëfshatarit të tij, Dashnor Osmani. Në dëshminë e dhënë në komisariat, ai ka rrëfyer se gjithçka nisi për shkak të varrit të nënës të tij.Mësohet se 42-vjeçari ka bërë me faj Osmanin se i kishte dëmtuar varrin e gjyshit. Ky varr ndodhej pranë varrit të një të afërmit të viktimës 50-vjeçare. Zamir Topi i ka kërkuar Dashnor Osmanit që ta heqë varrin sepse kishte shkaktuar dëmtime, por 50-vjeçari ka refuzuar.Në debat e sipër këtë të martë, Topi i mori jetën me sëpatë Osmanit, duke e goditur disa herë teksa po shiste banane në pazar bashkë me familjarët e tij. Zamir Topi u arrestua pak minuta pas krimit makabër.
Recommended