Reja merr zyrtarisht drejtimin e Shqipërisë: Jap 200 % për kuqezinjtë. Duka: Bëmë zgjedhjen e duhur

  • 5 years ago
Trajneri i njohur italian Edy Reja zyrtarisht ka firmosur ditën e sotme kontratën me kombëtaren shqiptare të futbollit. Pas firmës dhe shtrëngimit të duarve me Presidentin Armand Duka i deklaroi se kontrata është deri në fund të eliminatoreve.

'Falenderoj Presidentin Duka për besimin dhe ftesën për të drejtuar kombëtaren. Kontrata do të jetë deri në fund të eliminatoreve. Më pas nëse do të ketë vend për të vazhduar do vazhdojmë'.

Por kush është objektivi dhe cfarë premton tekniku i radhës italiane në krye të kuqezinjve? "Nuk premtoj asgjë por kam ardhur këtu për të dhënë 200 përqind. Kundër Turqisë nuk ishte Shqipëria e vërtetë."