Gjermania merr drejtimin e BE, optimizem ne Kosove | Lajme - News

  • 4 years ago
Me optimizëm e ka parë lidershipi në Kosovë marrjen e udhëheqjes së presidencës së Këshillit të BE-së nga Gjermania. Ata shpresojnë në një ndikim më të madh gjerman në çështjen e liberalizimit të vizave.

Në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme krahas flamurit të BE-së është vendosur edhe ai i Gjermanisë. Pos faktorit politik edhe analisti Demush Shashaj flet me optimizëm duke thënë gjasat janë reale që gjatë kësaj kohe të përfundoj procesi i liberalizimit të vizave.

?Gjermania veç është deklaruar pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe e dyta Gjermania është vend më i fuqishëm i BE-së dhe në kuadër të kapacitetit të saj si kryesuese e BE-së do të ketë mundësi të bollshme për të ndikuar në përshpejtimin e vendimmarrjes së liberalizimit të vizave për Kosovën?.

Ai ka këshilluar liderishipin në Kosovë të ofrojë dëshmi të bollshme për progres në fushën e sundimit të ligjit dhe në veçanti luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Ai ka përmendur gjithashtu vazhdimin e dialogut dhe funksionimin e gjykatës Speciale.

Udhëheqja e Gjermanisë me presidencën e BE-së vjen në kohën kur Europa po përballet me krizë shëndetësore dhe ekonomike për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Tv KlanSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended