BE merr ne dore dialogun Kosove-Serbi | Lajme-News
  • 4 years ago
Më 12 Korrik pritet të rinisë dialogu Prishtinë-Beograd, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Para këtij takimi pritet të mbahet Samiti i Parisit nën organizimin e Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

Samiti do të jetë virtual. Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se ky samit është një mundësi e mirë për Kosovën.

?Për Kosovën mund të jetë mundësi e mirë që të artikulojë kërkesat e saj ndaj shteteve anëtare. Tani është mirë që Gjermania ka presidencën e BE-së. Dhe çështja tjetër është dialogu?.

Para samitit të Parisit, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka udhëtuar sot për në Paris ku të martën pritet të takohet me Presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se pritja që do t?i bëhet Kryeministrit Hoti nga Presidenti francez tregon përkushtimin Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike.

Rinisja e dialogut ishte pritur të shënohej në Washington më 27 Qershor, me ndërmjetësimin e SHBA-së, por që ky takim u anulua për shkak të aktakuzës që u publikua nga zyra e prokurorit të specializuar në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi, në kohën kur delegacioni i Kosovës ishte nisur për në SHBA.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended