500 € për të kaluar drejt BE-së/ Kishin mbushur minibusin dhe makinat me qira me emigrantë

  • 4 years ago
TIRANE-Përpos grupeve shqiptare, në lojë për trafikun e klandestinëve janë futur edhe kosovarët. Në 24 orët e fundit janë finalizuar tre operacione nga policia në Pogradec, Elbasan dhe në Kukës duke çuar në pranga 7 persona që po tentonin që kundrejt fitimit të kalonin nga Shqipëria drejt BE-së emigrantë nga vendet e treta, lindja dhe Afrika Veriore.

Operacioni i parë u finalizua në Pogradec, ku u arrestuan dy shqiptarë nga Kosova, pasi po transportonin me një minibus 16 emigrantë. Shqiptarët nga Kosova me inicialet B. J. 41-vjeç dhe F. S. 48-vjeç nga Prishtina u arrestuan në afërsi të fshatit Memlisht.

Recommended