Kuvendi i Kosovës ndodhet në ngërç - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë përpara takimit në Bruksel mes presidentëve Thaçi e Vuçiç për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, kuvendi i Kosovës ende nuk ka miratuar grupin negociator i cili do të përfaqësojë Kosovën në këtë takim.



Sot pritet të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme e kuvendit në lidhje me miratimin e ekipit negociator të qeverisë të kryesuar nga Fatmir Limaj.



Gjithashtu pritet të zhvillohet dhe séance e thirrur nga opozita për të kundërshtuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për ?korrigjimin e kufijve? me Serbinë.



Seancat janë shtyrë disa here si pasojë e mungesës së numrave si nga ana e partive në pushtet, ashtu edhe nga ato opozitare. Të dyja seancat kanë dështuar për mungesë të kuorumit të nevojshëm.

Numri i nevojshëm i deputetëve është 61 por në salle kanë qenë të pranishëm vetëm 58 deputetë.



Më herët presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se në takimin në Bruksel me homologun e tij serb nuk do të diskutohet ndarje e Kosovës, as shkëmbim të territorit dhe nuk do të ketë republikë serbe në Kosovë.
Recommended