Qeveria e Kosovës në “ngërç” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vijon ngërçi me qeverinë në Kosovë. Kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh dhe I kandidat për postin e kryeministrit Albin Kurti, nuk është paraqitur në presidencë për të marrë mandatin për qeverinë e re.Edhe pse presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar 2 herë brenda ditës së premte për mundësinë e takimit, Lëvizja Vetëvendosje u përgjigj se kreu I saj nuk mund të paraqitej për shkak se ndodhej jashtë Prishtinës, dhe se ?së shpejti do të njoftojë presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit?.Megjithëse njoftoi se ndodhej jashtë Prishtinës, Albin Kurti më pas u shfaq përkrah antarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, nga ku tha për gazetarët se: ?Axhenda e tij nuk mund të caktohet aty për aty, gjatë ditës, por theksoi se do ta takojë presidentin së shpejti?.Megjithatë këtë të shtunë, as Zyra e Presidentin dhe as ajo e Albin Kurtit nuk kanë reaguar, duke thelluar ngërçin për qeverinë e re.Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur një marrëveshje përfundimtare me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dhe caktimi I mandatarit nënkupton se Kurti do të ketë një afat ligjor prej 15 ditësh për formimin e qeverisë së re. E një shmangie e takimit me presidentitn, I jep më shumë kohë Kurtit për arritjen e një marrëveshjeje me LDK-në e Isa Mustafës.Që pas seancës Konsitituive të Kuvendit në Kosovëm 2 partitë që synojnë formimin e qeverisë së re kanë zgjedhur të heshtin.
Recommended