Tsipras kundër taksës së Kosovës: Destabilizon Ballkanin! - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në Beograd u zhvillua këtë të premte Këshilli i lartë i bashkëpunimit Greqi-Serbi.Kryeministri Alexis Tsipras dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç zhvilluan një takim ku përveç marrëdhënieve bilaterale diskutuan për dialogun Prishtinë -Beograd. Kryeministri grek u shpreh kundër vendosjes së taksës 100 përqind për mallrat serbe.ALEKSIS CIPRASKRYEMINISTER I GREQISE Prishtina po i hedh benzinë zjarrët. Eshte e papranueshme nga ana e Prishtines rritja e takses per produket serbe dhe boshnjake. Nuk ndihmon stabilitetin në rajon, perkrundrazi e destabilizon atë. Duhet ta themi me ze te larte, se presidenti Vucic perpiqet dhe haset me shumë veshtiresi. Greqia sheh pozitivisht cdo zgjidhje, d te ndihmoje per zgjidhjen. Asnje zgjidhje nuk eshte e lehte. Do te kete humbje per te dyja vendet. Kompromisi ka humbje nga te dyja palet. Mesazhi im eshte i qarte kush ben zgjidhjen nuk humbet.Ndërkohë Presidenti serb Vucic theksoi se bashkimi europian duhet ti bëjë presion Kosovës për heqjen e taksës.ALEKSANDER VUÇIÇ PRESIDENT I SERBISEKemi gjendje te nderlikuar, te ardhme te veshtire. Ne duhet te gjejme zgjidhjen dhe jo zgjidhja te na gjeje ne. Nuk mund ti japim pergjigje te logjikshme Kosoves. Njerezit kane mesuar se serbia sillet ne menyre te logjikshme dhe kemi detyrim te sillemi keshtu, por nuk shohim rezutate te mira me shqiptaret. BE duhet tu beje presion. Do perpiqemi per paqe dhe stabilet.Në Beograd do të zhvillohet dhe takimi katërpalësh mes Serbisë, Greqisë Bullgarisë dhe Rumanisë.Tsipras dhe Vucic së bashku me kryeministrin e bullgarisë dhe kryeministren e Rumanisë do të diskutojnë në lidhje me zhvillimet në rajon dhe anëtarësimin e Serbisë në BE.
Recommended