"Krijimi i ushtrisë, mbrojmë qytetaret e Kosovës" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Fjala e Presidentit Hashim Thaçi në Këshillin e Sigurimit të OKBKam nderin që sot të jem para jush në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës.Dua të falënderoj Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit për vëmendjen e vazhdueshme karshi Kosovës dhe zhvillimeve në rajon.Unë kurrë nuk do të harroj që në ditët më të rënda për mua dhe qytetarët e Kosovës, nga ky forum jehuan zëra shprese dhe thirrje për paqe.Unë dhe populli im kurrë nuk do të harrojmë se kur po përballeshim me momentet më të rënda për ne, ju u shndërruat në zërin tonë.Ju falënderojmë përgjithmonë.Falë jush, u mësua për dhunën sistematike, spastrimin etnik, mijëra qytetarë të pafajshëm që sot nuk janë më në mesin tonë, mijëra që ende janë të zhdukur dhe për mbi 20.000 gra që ende jetojnë me dhimbjen dhe stigmën e dhunës seksuale të përjetuar gjatë luftës, nga Serbia.Ju ishit zëri ynë, kur neve na mungonte një i tillë.Por, të nderuar zonja dhe zotërinj,Ne sot ndodhemi këtu 2 dekada pas luftës së përgjakshme dhe mbi 10 vite pas pavarësisë së Kosovës.Jemi të thirrur në një seancë të jashtëzakonshme në kohën e një situate krejt normale dhe progresi substancial në Kosovë.Kur angazhimi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë kërkon rishqyrtim serioz dhe vëmendja e juaj është e nevojshme për të adresuar probleme të vërteta me të cilat përballet bota sot.Të nderuar të pranishëm,Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur në Kosovë javën e kaluar.Në fakt, ajo që ka ndodhur është një vendim krejt normal, i drejtë në mision dhe qëllim.Nëse Kosova ka bërë gabim është sepse ka pritur pesë vite pa nevojë për themelimin e ushtrisë.Vendimi për ushtrinë është i vonuar e assesi i gabuar.

Recommended