Zgjedhje ne veri te Kosoves - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në katër komunat e veriut të Mitrovicës ka përfunduar fushata pesëditore për zgjedhjet e jashtëzakonshme e nga mesnata ka nisur edhe heshtja zgjedhore.Tw dielwn votohet në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave. Pas vendosjes së taksës 100% ndaj mallrave serbe ish krytarët dhanë dorëheqjen duke shprehur kundërshtinë e tyre ndaj këtij vendimi të qeverisë së Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngazhuar 670 komisionerë në 44 qendra votimi, ndërsa të drejtë vote kanë rreth 59 mijë qytetarë. Për zgjedhjet në veri garojnë PDK, Vetëvendosje dhe Lista Serbe.Ndërkohë, situata nuk është shumë e qetë pasi autoritetet serbe akuzojnë Prishtinën zyrtare se ka për qëllim të arrestojë 26 policë serbë dhe 15 civilë me synimin që kjo zonë të mbetet e pambrojtur.
Recommended