SHBA "mbështet rikthimin" e Kosovës dhe të Serbisë në dialog - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova ka braktisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë pa e përmbushur obligimin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke iu vënë taksë mallrave të importuara nga Serbia, duke miratuar një platformë për negociatat dhe duke formuar ushtrinë.Vuçiq i bëri komentet në një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott.Ai tha se bashkësia ndërkombëtare është dashur të merret më herët me problemet që kanë çuar në ndërprerjen e dialogut, në veçanti me përpjekjet për të shfuqizuar taksën mbi mallrat serbe."Nuk jam optimist, por nëse Prishtina e tërheq taksën, Serbia është e gatshme të bisedojë", tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.Scott, në anën tjetër, tha se SHBA-ja e mbështet rikthimin te dialogu dhe se është e domosdoshme që të gjenden mënyra për vazhdimin e tij.Është interes i përbashkët i Serbisë dhe i Kosovës, si dhe i komunitetit ndërkombëtar, që të arrihet kompromisi, tha Scott.Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina qysh në nëntor të vitit të kaluar.Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën, ndërsa Vuçiq ka thënë se dialogu nuk mund të vazhdojë pa u hequr taksa.Thirrje për heqjen e kësaj tarife kanë bërë vazhdimisht edhe Bashkimi Evropian, edhe Shtetet e Bashkuara./ REL
Recommended