Palmer: Kosovës i duhet një qeveri, SHBA nuk mbështet asnjë parti - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Mattheë Palmer ka deklaruar gjatë një videokonference se Kosovës i duhet një qeveri, për të cilën pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se Uashingtoni zyrtar nuk mban anën e asnjë lideri politik në Prishtinë.MATTHEW PALMERI DERGUARI I POSAÇEM I SHBA PER BALLKANIN PERENDIMORKosovës i duhet një qeveri. Ne po presim për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që do t?i hapte rrugën zgjidhjes së çështjeve që kanë të bëjnë me formimin e qeverisë. Dua të nënvizoj se Shtetet e Bashkuara nuk duan të ndikojnë procesin në asnjë mënyrë, nuk duam të zgjedhim qeverinë e re të Kosovës, nuk kemi favorit, nuk mbajmë anë. Ajo që duam të shohim është jo vetëm pezullimi i tarifave, por edhe heqjen e masave reciproke. Shpresoj se do të shohim përparim në këto çështje.Diplomati amerikani nënvizoi se SHBA mbështet fuqishëm çeljen e negociatave dhe nismën e mini shengenit ballkanik.MATTHEW PALMERI DËRGUARI I POSAÇËM I SHBA PËR BALLKANIN PERËNDIMORMendoj se kemi investuar kohë dhe përpjekje për të mbështetur integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, qoftë nëpërmjet mekanizmave ekzistues siç është CEFTA por edhe nismave të reja siç është ajo për mini Shengenin që është nismë rajonale. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë në partneritet me vendet e rajonit dhe me partneret dhe aleatët tanë evropian për të mbështetur zhvillimin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në familjen e kombeve evropiane.Ndërkohë, për Shtetet e Bashkuara veprimet e Rusisë dhe të Kinës kanë qenë ?të paturpshme? në fushën e dezinformimit, duke ngritur tensione dhe mosbesim, të cilat janë shtuar gjatë periudhës së pandemisë.
Recommended