Palmer: SHBA mbeshtet qeverine, eshte legjitime

  • 5 years ago
Shtetet e Bashkuara të Amerikës flasin sërish hapur. Qeveria është legjitime dhe do të ketë mbështetjen e Uashingtonit. Mesazhi vjen në mesin e krizës politike që po kalon vendin nga Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Euroazinë, Mathew Palmer, gjatë një takimi që ai zhvilloi me një grup gazetarësh në Ambasadën Amerikane në Tiranë, ku ai gjendet si pjesë e një turi ballkanik.

?Shqipëria ka një qeveri legjitime me të cilën ne bashkëpunojmë. Vendi juaj është aleat i yni dhe qeveria juaj do të ketë mbështetjen tonë. Jam konfident se kjo qeveri do të çojë vendin përpara dhe do të vazhdojë me zbatimin e reformave si ajo në Drejtësi?.

Zyrtari i lartë amerikan thotë se në Tiranë nuk e ka sjellë kriza politike dhe negocimi i saj nuk ka qenë pjesë e axhendës së tij 2 ditore. Por i pyetur nga Televizioni Klan për mesazhin që ka për palët, ai thotë se të gjitha partitë duhet të futen në zgjedhjet e 30 Qershorit dhe veçanërisht opozita duhet të gjejë një rrugë për t?u bërë pjesë e tyre.

?Nuk jam këtu për të negociuar një platformë me palët. Të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe duhet të punojnë fort për to dhe procesin politik. Opozita duhet të gjejë një mënyrë për të marrë pjesë në zgjedhje dhe në e inkurajomë këtë?.

Palmer u pyet edhe për influencën ruse në Shqipëri dhe thotë se Moska nuk e ka të lehtë në tentativën e saj.

?Shqipëria është target i vështirë për Rusinë?.

Për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, e cila zuri edhe një pjesë të rëndësishme të bashkëbisedimit 100 minutësh me Kryeministrin Rama, Palmer thotë se nuk duhet të ketë në qendër çështjen e kufijve.

?Ne e mbështesim një marrëveshje mes dy vendeve përsa kohë ato bien dakord për një pakt ku tregohen interesat e tyre. Çështja e kufijve jo në qendër të kësaj marrëveshje?.

I pyetur për rrëzimin e kandidaturës për ambasadore në Tiranë Kathleen Ann Kavalec nga Presidenti Trump, Palmer është i rezervuar për të dhënë arsyet, por thotë se shumë shpejt do të ketë një emër të ri për diplomatin që do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në vendin tonë.

Tv Klan

Recommended