SHBA: Mes Kosovës e Serbisë mund të kemi marrëveshje - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale deklaroi se ekziston një mundësi që këtë vit të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.Në një intervistë të dhënë për gazetën serbe Danas, Hale theksoi se nëse arrihet një marrëveshje midis dy vendeve ajo duhet që të kontriubojë në stabilitet në rajon.Hale theksoi gjithashtu se SHBA nuk do ta japë një recetë marrëveshjeje për dy vendet.?Ka shanse që këtë vit të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, por vetëm nëse së pari vazhdon dialogu? SHBA-ja nuk do ta japë recetën për zgjidhje. Besojmë se ajo duhet të jetë e zbatueshme si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, dhe se duhet të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të rajonit?Më tej, Hale ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin e SHBA për taksën 100% të vendosur nga qeveria kosovare për produktet serbe. Ai I bëri thirrje qeverisë së Kosovës që të tërhiqet nga taksa pasi ajo nuk përkon me interest e SHBA.Hale do të vizitojë Serbinë të premten, ndërsa në Kosovë do të jetë ditën e shtunë.
Recommended