Koçijançiç: Kosovës dhe Serbisë t’iu jepet hapësirë për marrëveshje - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç deklaroi se Kosovës dhe Serbisë duhet që t?iu jepethapësirë që të merren vesh për përmbajtjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.



Përmes një deklarate për shtyp të dhënë për gazetarët në Bruksel, Kocijançiç është shprehur se BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut, nuk mund t?i komentojë elementet e mundshme të marrëveshjes, porse do të vazhdojë të punojë në mënyrë intensive me të dyja palët për arritjen e një ujdie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila do të mbështetet nga bashkësia ndërkombëtare.




Ndër të tjera ajo ka thënë se zgjidhja e përhershme nënkupton zgjidhje të qëndrueshme dhe reale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.



Ndërsa pyetjes se nëse BE pranon ndryshimin e kufijve, shkëmbim të territoreve dhe territore të pastra etnike, Kocijançiç nuk ka pranuar që të flasë dhe të futet në detaje,?në këtë fazë të fundit të dialogut?.
Recommended